Deklaron rrejshëm se i është plaçkitur banesa në Mitrovicë Foto: Ilustrim

Deklaron rrejshëm se i është plaçkitur banesa në Mitrovicë

02 nëntor 2017 10:42

Një femër ka raportuar rrejshëm në Policinë e Kosovës se i është plaçkitur banesa në Mitrovicë nga dy persona me maska.

Ajo të mërkurën ka raportuar se dy personat me maska i kanë vjedhur 70 euro dhe një arkë e kursimeve të fëmijëve.

“Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore, është konstatuar se viktima-e dyshuara ka inskenuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme