Një muaj paraburgim shtetases shqiptare që po bartte drogë në Shqipëri Foto: Ilustrim

Një muaj paraburgim shtetases shqiptare që po bartte drogë në Shqipëri

01 nëntor 2017 15:34

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj për një shtetase të Shqipërisë që është kapur duke transportuar drogë nga Kosova në Shqipëri.

E.Z. i është gjetur në çantë marihuanë me peshë 380 gramë, të cilat pa autorizim i ka transportuar me qëllim të ofrimit për shitje.

“Me këtë veprim e pandehura dyshohet se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope edhe analoge”, thuhet në njoftimin e Gjyktës Themelore në Prizren.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme