Tre shtetas të Kosovës arrestohen me drogë në Tiranë

Tre shtetas të Kosovës arrestohen me drogë në Tiranë

01 nëntor 2017 15:35

Tre shtetas të Kosovës u arrestuan nga Policia në Tiranë pasi u kapën me drogë. Ata do ta transportonin lëndën narkotike me autobus, por u zbuluan nga policia dhe u prangosën.

Gjatë kontrolleve për garantimin e sigurisë dhe goditjen e grupeve kriminale, policia kishte marrë një informacion në rrugë operative se në Tapizë të Tiranës një person kishte drogë.

Nga aksioni i zhvilluar policia arrestoi Astrit Vocën, 19 vjeç, lindur dhe banues në Kosovë.

Nga kontrolli i ushtruar atij iu sekuestruan 4 .1 kg Cannabis Sativa. Droga ishte e presuar në katër pako. Astrit Vocës iu gjet edhe një kartë identiteti e falsifikuar.

Nga hetimet e kryera u identifikuan dhe arrestuan bashkëpunëtorët e tij në këtë veprimtari të kundërligjshme. Ata janë Burim .B, 34 vjeç, dhe Shukri .S, 23 vjeç, të dy lindur dhe banues në Kosovë.

Të dy, kishin marrë me qira një automjet të markës Volkswagen, me targa të Kosovës dhe po ndiqnin 19-vjeçarin Astrit Voca për t’i krijuar siguri gjatë kohës që do udhëtonte me autobus për në Kosovë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme