Vdes një foshnje në QKUK Foto: Ilustrim

Vdes një foshnje në QKUK

31 tetor 2017 16:05

Një foshnje për shkak të deficiteve që ka pasur pas lindjes nuk ka arritur të mbijetojë.

Zyra për informim në QKUK ka njoftuar se nëna ka lindur foshnjën e saj 600 gramësh para kohe dhe ka lindur me anomali gjenetike.

“Nëna nga Mitrovica shtatzënësinë e saj e ka përcjellë jashtë QKUK-së, pra nuk i ka kryer kontrollet në QKUK, por në Mitrovicë, por vetëm ka ardhur për lindje të parakohshme”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

“Pas lindjes foshnja menjëherë është transferuar për kujdes intensive në Klinikën e Neonatologjisë, por për shkak të deficiteve që ka pasur nuk ka arritur të mbijetoi”, thuhet në njoftim.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme