Dy vjet burgim për mashtrim

Dy vjet burgim për mashtrim

31 tetor 2017 15:45

Gjykata Themelore e Prizrenit ka dënuar të akuzuarin I.D. me dy vjet burgim dhe gjobë 500 euro, për mashtrim duke marrë kapar për banesë, por duke mos e liruar atë dhe duke mos ia kthyer paratë viktimës.

Sipas njoftimit nga kjo gjykatë, I.D. nga fshati Llokvicë në Prizren më 5 gusht 2014 kishte mashtruar të dëmtuarën A.Q. duke i marrë 10 mijë euro kapar dhe duke i garantuar se më pas do t’ia lirojë banesën, por këtë nuk e ka bërë akoma, madje as nuk ia ka kthyer paratë.

Gjykata Themelore e Prizrenit në njoftim ka thënë se i akuzuari është shpallur fajtor për shkak se ka kryer veprën penale mashtrimi nga neni 335 paragrafi 1 i KPRK-së.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme