Dy të arrestuar për fajde në Rahovec

Dy të arrestuar për fajde në Rahovec

31 tetor 2017 10:00

Dy persona janë dërguar në mbajtje për fajde, kanosje dhe armëmbajtje pa leje në fshatin Radostë të Rahovecit.

Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, viktima kishte informuar se në vitin 2014 kishte marrë para me fajde nga një person dhe në pamundësi të kthimit i dyshuari ia ka marrë shtëpinë.

Gjatë kontrollit te të njëjtit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 30 fishekë, ka njoftuar policia.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme