E ndal veturën në rrugë, ia rrëmben çantën Foto: Ilustrim

E ndal veturën në rrugë, ia rrëmben çantën

31 tetor 2017 09:41

Një person është arrestuar pasi më 29 tetor kishte ndalur një veturë në fshatin Dolc të Klinës dhe pastaj i kishte grabitur viktimës çantën e krahut me dokumente personale.

Policia e Kosovës ka njoftuar se i arrestuari kishte grabitur nga viktima femër edhe 600 euro dhe dy zinxhirë prej ari.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme