Policia për 6 ditë arreston 4 shpërndarës të drogës dhe 18 konsumues nëpër shkolla Foto: Ilustrim/Koha

Policia për 6 ditë arreston 4 shpërndarës të drogës dhe 18 konsumues nëpër shkolla

30 tetor 2017 14:53

Në vazhdën e veprimeve aktive Policia e Kosovës ka realizuar aktivitetet e saja policore në fushën e parandalimit e po ashtu edhe në fushën operacionale në funksion të zbatimit të urdhrit operativ “Stop drogave në shkolla” gjatë periudhës kohore nga 23.10.2017 deri 29.10.2017.

“Sikurse edhe javët e kaluara, në fushën e parandalimit janë realizuar vizita dhe kontakte me personelin e shkollës, në bashkëpunim me institucionet tjera relevante, janë mbajtur ligjërata, janë shpërndarë fletushka dhe janë angazhuar zyrtarë policorë për patrullime rreth shkollave”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës, transmeton Koha.net.

Në fushën operacionale janë kontrolluar persona të cilët kanë frekuentuar në zonën e sigurisë 300 m rreth shkollave, po ashtu janë kontrolluar vetura, lokale dhe vende tjera të dyshuara.

Sipas planit për realizimin e aktiviteteve janë angazhuar zyrtarë policorë nga drejtoritë rajonale të Policisë, stacionet policore, Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Preventivë, Drejtoria për Inteligjencë dhe Analizë dhe Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë.

* Për periudhën raportuese janë realizuar:

- 225 vizita dhe kontakte me personelin e shkollave,

- 437 patrullime rreth shkollave,

- 459 persona të kontrolluar,

- 194 vetura të kontrolluara,

- 18 lokale të kontrolluara,

- 06 ligjërata në shkolla,

- 460 pjesëmarrës, nxënës,

- 170 fletushka.

* Si rezultat i angazhimit të shtuar janë:

- iniciuar 17 raste

- arrestuar 22 persona

Gjithsejtë janë konfiskuar:

- marihuanë 395.05 gramë (2.65 gramë marihuanë në shkolla, pjesa tjetër në perimetrin 300 m)

- heroinë 267,5 gramë

- euro 4005

- një (1) revole/54 fishekë

Bazuar në të dhënat statistikore dhe aktivitetet në terren vërehet se numri më i madh i rasteve është iniciuar në perimetrin e sigurisë prej 300 m rreth shkollave, si në parqe, rrugë e hapësira të tjera.

Prej 17 rasteve:

- 1 raste brenda oborreve,

- 1 raste afër oborreve të shkollave,

- 15 raste në perimetrin prej 300m.

Prej numrit të përgjithshëm të të arrestuarve (22):

- 4 persona shpërndarës të drogës,

- 18 konsumues.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën kundër veprave kriminale dhe në veçanti luftës ndaj trafikimit me narkotikë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme