Të shtëna me kallashnikov në një aheng familjar Foto: Ilustrim

Të shtëna me kallashnikov në një aheng familjar

30 tetor 2017 10:17

Policia e Prizrenit, përmes një komunikate për media ka njoftuar për një shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje.

“Rreth orës 14:25, në fshatin Kushnin Has, i dyshuar I T ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm pasi kishte shtënë nga kallashnikovi disa herë në një aheng familjar”, thuhet në njoftimin nga policia.

Në raport policor thuhet se i dyshuari vullnetarisht e dorëzon armën e zjarrit ndërsa krim teknikët sekuestrojnë armën AK-47 Nr. Serik 12114751 dhe disa gëzhoja si provë materiale.

Pas intervistës, në konsultim me Prokurorin e shtetit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme