Rrah nënën, motrën e dajën, arrestohet

Rrah nënën, motrën e dajën, arrestohet

29 tetor 2017 15:32

Një burrë është arrestuar në Ferizaj me dyshimin se ka rrahur nënën, motrën e dajën e tij, transmeton Koha.net.

Përmes një komunikate për media Policia e Kosovës bën të ditur se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 18:10.

“Është arrestuar i dyshuari, burrë shqiptar, pasi që kishte sulmuar fizikisht viktimat, nënën dhe motrën e tij, dhe po ashtu kishte sulmuar edhe dajën e tij, të cilëve iu ka shkaktuar lëndime”, thotë PK.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendimin e prokurorit është dërguar në mbajtje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme