Një burrë është arrestuar në Ferizaj me dyshimin se ka rrahur nënën, motrën e dajën e tij, transmeton Koha.net.
Përmes një komunikate për media Policia e Kosovës bën të ditur se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 18:10.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është arrestuar i dyshuari, burrë shqiptar, pasi që kishte sulmuar fizikisht viktimat, nënën dhe motrën e tij, dhe po ashtu kishte sulmuar edhe dajën e tij, të cilëve iu ka shkaktuar lëndime”, thotë PK.
Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendimin e prokurorit është dërguar në mbajtje.