Persona të panjohur i hedhin një granatë dore para shtëpisë Foto: Ilustrim

Persona të panjohur i hedhin një granatë dore para shtëpisë

29 tetor 2017 14:32

Raportohet se dje një Podujevë disa persona kanë hedhur një granatë dore para një shtëpie, bën të ditur Policia e Kosovës.

“Ankuesi, shqiptar, ka njoftuar se persona të pa njohur i kanë hedhur para derës së hyrjes së shtëpisë së tij një granat dore M-75, e cila nuk është aktivizuar”, thuhet në komunikatë.

Njësitet policore dhe prokurori kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa mjeti i dyshuar është tërhequr nga njësitet e PK-së për deminim, në mënyrë të sigurt. Rasti është duke u hetuar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme