Shqiptari vodhi 50 dhoma hoteli në Spanjë

Shqiptari vodhi 50 dhoma hoteli në Spanjë

29 tetor 2017 12:07

Një i ri nga Shqipëria është arrestuar pasi akuzohet se ka vjedhur në 50 dhoma të hoteleve të ndryshëm në Spanjë, gjatë sezonit veror.

Në pranga ka përfunduar një 24-vjeçar shqiptar, i cili sipas “Sun”, ka grabitur laptopë, telefona celularë si dhe sende të tjera të pushuesve që ishin jashtë në Majorca, Barcelonë dhe Ibiza.

I riu ka përdorur karta të rreme elektronike për të hapur dyert e dhomave të hoteleve. Javën e kaluar, stafi në një hotel në Magaluf kapi një njeri në vendin e krimit, por ai arriti të largohej pas një përleshje me punëtorët e hotelit, përcjell kp.

Kjo ishte vjedhja që çoi në identifikimin e hajdutit që kishte kryer dhjetëra grabitje.

Zyrtarët e kuptuan se dikush kishte përdorur një çelës të rremë për të hyrë në dhoma, gjë që nuk u zbulua nga punëtorët e hotelit.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme