Itali, arrestohet bosi shqiptar i drogës Foto: Koha / ilustrim

Itali, arrestohet bosi shqiptar i drogës

29 tetor 2017 11:24

Një person i kërkuar për trafik drogë ka rënë në prangat e policisë italiane, ndërsa njihet si një prej më të kërkuarve në Evropë.

fjalë për një 36-vjeçar nga Shqipëria, i cili u prangos bashkë me të dashurën e tij.

Mediat italiane shkruajnë se gjatë kontrolleve në banesë, u gjetën 22 kg kanabis sativa, e fshehur në një dollap në ballkon.

Karabinierët zbuluan një makinë të dyshimtë jashtë apartamentit të çiftit, ku edhe është kryer shkarkimi i një ngarkese që më pas rezultoi të ishte drogë. Shtëpia ishte vënë nën vëzhgim prej kohësh.

Pakot e mëdha të drogës ishin ndarë në pako të vogla, duke u fshehur në një dollap në ballkon.

Gruaja fillimisht ka deklaruar se ishte mysafire në banesë, por nuk ka rezultuar kështu pas hetimeve, ndërsa kishte një kartë identiteti false, shkruan “Ilgiorno”.

Megjithëse nuk jepet emrit i tij, mediat lokale italiane shkruajnë se shqiptari ishte angazhuar fuqimisht në trafikun ndërkombëtar të drogës të destinuar kryesisht për në krahinën e Brescia-s dhe në përgjithësi në Italinë veriore, teksa konsiderohet si një prej bosëve më të kërkuar të narkotrafikut në Evropë, përcjell kp .

Siç shkruan sot “Bresciaoggi”, të dhënat hetimore janë të pakta rreth të arrestuarit, me shpresën për të arrestuar edhe anëtarët e tjerë të organizatës që dyshohet të jenë shqiptarë.

Ai konsiderohet si një lloj “Pablo Escobar” i Tiranës, pronar i një zinxhiri klubesh të natës dhe ndërkohë ndodhej nën një urdhër arresti evropian.

Sipas medias lokale, operacioni i koduar “Trafiku i fundit” bëri të mundur arrestimin e tij, i cili ishte fshehur në një dollap, por që u zbulua gjatë kontrolleve.

Hetimet kanë zbuluar se 36 vjeçari ka mbajtur marrëdhënie me eksportues shqiptar të drogës dhe shitës italianë në mes të Brescia, Milanos dhe Bergamos. Ata do të dalin para gjykatën në muajin dhjetor të këtij viti.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme