Pritet raporti i Inspektoratit të punës për vdekjen në “Bechtel – Enka”

Pritet raporti i Inspektoratit të punës për vdekjen në “Bechtel – Enka”

28 tetor 2017 16:39

Tafil Tafallari, vdiq sot si pasojë e një aksidenti derisa po kryente punën e tij në ndërtimin e autostradës Prishtina – Shkup, “Arbën Xhaferi”.

41 vjeçari, i cili ishte punëtorë i kompanisë “Bechtel – Enka” u aksidentua me një automjet pune, nga kolegu i tij 24 vjeçar, i cili tashmë është në mbajtje.

Përveç Policisë dhe ekipeve mjekësore, në vendin e ngjarjes ka dal edhe ekipi e Inspektoratit të Punës.

E, duke u bazuar në investigimin e këtyre të fundit, Kryeinspektori i Punës, Basri Ibrahimi, duke sqaruar rastin, ka thënë se nuk ka pasur dëshmitarë përreth gjatë kohës kur ka ndodhur ngjarja.

“Ky rast, sot që ka ndodh, sipas informatave të para që kam, sepse inspektori ka qenë bashkë me Policinë atje në vendin e ngjarjes, atë e ka mbyt cisterna e ujit, e ka shkel një punëtor tjetër. Sipas këtyre informatave është ende shumë problem sepse nuk pas dëshmitarë, njerëz përreth, por ata janë duke punuar dhe me nxjerr një raport”, ka thënë ai.

Ai, ka thënë se pas inspektimit që është bërë Inspektorati i Punës do të dalë me një raport, në të cilin konstatohet shkaktari i vdekjes dhe në varësi nga ai do të ndërmerren veprimet.

Ai, ka theksuar se viktima e sotme është i vetmi i cili ka qenë punëtorë direkt i “Bechtel – Enkas”.

“ Të gjitha rastet që kanë ndodhur deri tani, sepse nuk është ky rasti i parë dhe i vetmi, deri tash është rasti i katërt, kryesisht kanë qenë punëtorë të nënkontraktorëve. Sipas informatave ky është punëtori i parë i “Bechtel-Eknas”, të tjerët kanë qenë punëtorë të nëkontraktorëve të “Bechtel-Enkas”, ka shtuar ai.

Në lidhje me kushtet e punës që ofron kompania “Bechtel – Enka”, Ibrahimi i ka thënë Ndërtimi.info, se deri tani nuk ka pasur asnjë ankesë nga ana e punëtorëve.

“Punëtorët e Bechtel Nekas asnjëherë nuk janë ankuar për kushtet e punës. Duhet me qenë korrekt sepse “Bechtel – Neka” i ka kushtet më të mira të punës në Kosovë. Ata zakonisht e bëjnë trajnimin e punëtorëve, nuk i qesin në vendpunishte pa ju bërë trajnim. Ata e kanë një lloj udhëzuese që brenda në gjoks punëtorët e kanë vete, ku përshkruhen rreziqet e punës dhe pajisjet me të cilat pajisen ata”, ka thënë ai.

Rasti i sotëm shënon vdekjen e dytë brenda muajit, gjatë punës në autostradën “Arbën Xhaferi”. Për rastin paraprak Ibrahimi ka thënë se ishte vdekje e natyrshme, pasi punëtori kishte pësuar sulm në zemër, por që kishte qëlluar në vendin e punës.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme