Kronikë

Aksident në Prishtinë, lëndohet nëna dhe vajza 4 vjeçare

Një grua bashkë me vajzën e saj 4 vjeçare kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në Prishtinë, ku një i dyshuar derisa ishte duke drejtuar veturën ka goditur dy këmbësoret.

Si pasojë e aksidentit, viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.