Kronikë

Arrest me burg për 2 grabitësit në rrugën e Rinasit

Gjykata e Tiranës ka dhënë paraditen e kësaj të enjteje masën e sigurisë “arrest me burg” për dy nga të arrestuarit në lidhje me grabitjen e furgonit të bankës në rrugën drejt Rinasit.

Kështu, në qeli deri në përfundim të hetimeve do të qëndrojë Neim Avdulaj, 28 vjeç, ish-ushtar profesionist i Forcave të Armatosura, në bazën e Zall-Herit.

Po ashtu, të njëjtin fat do të ketë edhe Ernest Kupa, pronar i një biznesi privat, i akuzuar po ashtu për përfshirje në grabitjen e parave.