Kontesti pronësor për një “copë mal” që çoi në vrasjen e 60 vjeçarit

26 tetor 2017 22:19

Një tjetër kontest për çështje pronësore në vend ka përfunduar me viktima.

60-vjeçari SH.R. është vrarë dhe dy persona të tjerë janë plagosur rreth orës 14:00 në fshatin Sharban të Prishtinës.

Gani Rexhepi, familjar i viktimës, shpjegon atë që ka ndodhur.

Sipas kushëririt, viktima kishte kohë që jetonte në qytet, ndërsa në fshat kishte ardhur vetëm për vizitë.

Mirëpo, ky nuk ishte konflikti i parë mes tyre.

Vdekjen e 60-vjeçarit SH.R. e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, njofton Policia e Kosovës.

Ndërsa dy të plagosurit janë dërguar në QKUK në gjendje të rëndë dhe po trajtohen nga ekipi mjekësor.

Për këtë rast, policia ka arrestuar pesë persona të dyshuar, ndërsa një tjetër është identifikuar dhe është në kërkim të policisë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme