Një 60-vjeçar i vrarë dhe dy të plagosur në Sharban të Prishtinës Foto: Ilustrim

Një 60-vjeçar i vrarë dhe dy të plagosur në Sharban të Prishtinës

26 tetor 2017 15:46

Sot rreth orës 14:00, policia ka marrë informacionin se në fshatin Sharban të Prishtinës, ka pasur të shtëna me armë zjarri me ç’rast një person ka mbetur i vdekur e dy të tjerë të plagosur, përcjell Koha.net.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëjë me vrasje dhe plagosje, ku nga arma e zjarrit janë plagosur viktimat:

Sh. R, rreth 60 vjeç, mashkull , shtetas kosovar, i cili duke mos mundur t'u përballojë plagëve të marra nga arma e zjarrit, ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërsa personat e plagosur janë:

F. R , 33 vjeç mashkull, shtetas kosovar dhe

Xh. R, 30 vjeç, mashkull, shtetas kosovar , të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor,

Lidhur me këtë ngjarje policia ka arrestuar pesë persona të dyshuar, ndërkohë që bazuar në hetimin fillestar dyshohet se në këtë rast është i përfshirë edhe një person tjetër si i dyshuar të mundshëm, i njëjti është identifikuar dhe po kërkohet nga ana e policisë.

Aktualisht hetuesit policorë, janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili nga ana e Prokurorit të shtetit është cilësuar si Vrasje e rëndë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme