Kronikë

Arrestohet bankierja që vodhi para nga llogaritë e klientëve në Ferizaj

Descriptive Text

Një zyrtare e një banke në Ferizaj është arrestuar nga Policia e Kosovës të mërkurën pasi dyshohet se për një vit me radhë ka tërhequr para nga xhirollogaritë e bankës.

Policia e Kosovës njofton se e arrestuara ka tërhequr vlera të ndryshme monetare nga xhirollogaritë e klientëve.

Me vendim të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje.