Kronikë

Një nxënës theret me thikë në Llugë të Podujevës

Një nxënës është therur me thikë nga një nxënës tjetër në fshatin Llugë të Podujevës.

Policia e Kosovës raporton se të mërkurën i dyshuari për arsye të panjohura ka therur me thikë nxënësin.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.