Aksidentalisht plagos familjaren, arrestohet Foto: Koha / Ilustrim

Aksidentalisht plagos familjaren, arrestohet

25 tetor 2017 11:47

Është arrestuar një burrë në Suharekë, i cili aksidentalisht ka plagosur një familjare të tij, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

“Rreth orës 17:40 policia në Suharekë ka pranuar një informatë se në rrugën ‘Brigada 123’ në Suharekë ka të shtëna me armë. Patrullat policore menjëherë kanë arritur në atë lokacion ku e kanë arrestuar të dyshuarin SH.K i cili dyshohej se kishte manipuluar me armë (pistoletë) dhe nga pakujdesia ka shkrepur armën ku ka qëlluar familjaren e tij L.K (viktimën), duke e plagosur”, thotë PK, transmeton Koha.net.

Më tutje thuhet se viktima ka marr ndihmën e parë në QKMF – Suharekë dhe pastaj është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren për trajtim të mëtejmë mjekësor.

“Sipas mjekëve nga Spitali ne Prizren, kuptohet se, viktima është nën përkujdesje intensive mjekësore, por gjendja e viktimës është e rëndë. Gjate këqyrjes së vendit të ngjarjes policia ka gjetur armën e përdorur të Tipit BLOW MINI model 2003 me nr, serik 6-274990 kal. 8mm, një gëzhojë e kal. 6.35 mm, karikatori i pistoletës në të cilin ndodheshin katër (4) fishekë të kal. 6.35 mm. Të gjitha këto janë konfiskuar nga policia si prova materiale”, thotë PK.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë. Në lidhje me rastin janë duke u marrë njësitet përkatës policore.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme