Ramabajës i refuzohet ankesa, i vazhdohet paraburgimi

Ramabajës i refuzohet ankesa, i vazhdohet paraburgimi

25 tetor 2017 11:31

Gjykata e Apelit e Kosovës e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e mbrojtësit të pandehurit S.B., kundër caktimit të masës se paraburgimit prej 1 muaji nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me 09.10.2017.

S.B. po dyshohet nga ana e Prokurorisë Speciale për veprën penale “Vrasje e përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”, nga neni 126 lidhur me nenin 34 të Kodit Penal të RKS-së dhe “Përgatitje e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së RKS-së” nga neni 144 i të njëjtit ligj.

Gjykata e Apelit vlerëson se gjykata e shkallës se parë, ka vepruar drejtë kur të pandehurit ia ka caktuar masën e paraburgimit, ngase masat tjera të parapara nga neni 173 i Kodit të Procedurë Penale janë të pa mjaftueshme për sigurinë e prezencës së tij në procedurë, në rrjedhën normale të saj, dhe parandalimin e kryerjes ose përsëritjes se veprës penale. Prandaj caktimi i paraburgimit konsiderohet si masë të domosdoshme.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme