Një i arrestuar në Gjilan për trafikim me narkotikë Foto: Ilustrim

Një i arrestuar në Gjilan për trafikim me narkotikë

25 tetor 2017 11:26

Përmes një komunikate për media Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se ka arrestuar dje një burrë në Gjilan për trafikim me narkotikë, transmeton Koha.net.

Policia e Kosovës Drejtoria Për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve njësitet që veprojnë në Gjilan, përmes rrugëve operative kanë pranuar një informatë se te Sheshi “Xhavit Ahmeti” që gjendet afër shkollave të mesme në një kafiteri gjendet një person i dyshuar.

“Me të shkuar aty kanë takuar të dyshuarin L.S. dhe gjatë kontrollit fizik të tij i është gjetur një sasi e substancës narkotike e dyshuar e llojit marihuanë”, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

I dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është sjell në zyrat e Stacionit Policor. Hetuesit e DHTN-Gjilan kanë bërë matjen e substancës narkotike e cila ka peshuar 3.6 gram.

I dyshuari është intervistuar prezencë të avokatit mbrojtës. Lidhur me rastin është njoftuar Prokuroi i Shtetit, i cili ka urdhëruara që lënda pas kompletimit i dorëzohet në procedurë të rregullt të njëjtit prokuror për hetime te mëtutjeshme .

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme