Kronikë

Gjirokastër, vritet me armë zjarri një çift bashkëshortësh

Aleko dhe Afërdita Kosta u gjetën të ekzekutuar me armë zjarri këtë mëngjes në shtëpinë e tyre në Gjirokastër.

Dyshohet se një konflikt pronësor me fqinjët në lagjen “Palorto” është bërë shkak për ngjarjen tragjike, transmeton Tch.

Për vrasjen dyshohet pikërisht fqinji i tyre. Policia po heton për të zbardhur të plotë ngjarjen tragjike.