Kronikë

Plaçkitje me forcë në një dyqan celularësh

Një dyqan celularësh është vjedhur me dhunë në orët e darkës të së dielës në lagjen “Rus” të Shkodrës pranë rrugës kryesore.

Sipas policisë një person me kapele ka hyrë në dyqan dhe pasi ka izoluar me forcë duke e mbyllur në një ambient të dyqanit shitësen ka marrë disa celularë të markave të shtrenjta.

Policia ka sekuestruar pamjet e disa kamerave të sigurisë që ndodhen në zonën në fjalë me qëllim identifikimin e autorit të ngjarjes, raporton tch.

Ndërsa policia vijon hetimet për identifikimin e autorit, mësohet se janë shoqëruar disa persona.