Vidhen nga QKUK-ja 21 shishe me anestetik, secila me vlerë 138 euro

Vidhen nga QKUK-ja 21 shishe me anestetik, secila me vlerë 138 euro

25 tetor 2017 06:30

Të shtunën e kaluar persona ende të panjohur kanë vjedhur mbi 20 shishe me produkte sevofluran – anestetikë që përdoren në Klinikën e Anesteziologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) shkruan sot Koha Ditore.

Ky institucion ende nuk e di se si janë “zhdukur” këto barna. Zyrtarë të tij kanë thënë se dy infermierë që i kanë pasur çelësat e derës së minibarnatores ku janë ruajtur këta anestetikë janë suspenduar.

Në këtë çështje është përfshirë edhe Prokuroria e Shtetit. Një shishe e vjedhur e sevofluranit nga Ministria e Shëndetësisë blihet me çmim rreth 138 euro. (Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme