Nga një muaj arrest shtëpiak për dy të dyshuar për blerje votash në Partesh Foto: Koha / ilustrim

Nga një muaj arrest shtëpiak për dy të dyshuar për blerje votash në Partesh

24 tetor 2017 11:32

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, për caktimin e masës së arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të pandehurve M. J. dhe N. Sh.

“I pandehuri M. J., shtetas i Republikës së Kosovës nga Komuna e Parteshit, dyshohet se në zgjedhjet e 22 tetorit, ia ka paguar faturën e rrymës personit Z. S., në mënyrë që ky i fundit të votojë së bashku me familjarët e tij për kandidaten e cila ka qenë bashkëshorte e të pandehurit”, thotë kjo Gjykatë.

“I pandehuri N. Sh., shtetas i Republikës së Kosovës nga Komuna e Parteshit, dyshohet se me 22 tetor ka ndikuar tek qytetarët që të votojnë për kandidatin e një partie të caktuar,madje edhe duke ofruar para në këmbim të votës”, pohon Gjykata Themelore e Gjilanit.

Të dy të pandehurit me këtë veprime dyshohet se kanë kryer veprën penale “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”, nga neni 215 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme