Pesë të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri Foto: Koha / Ilustrim

Pesë të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri

24 tetor 2017 10:33

Pesë persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti që ka ndodhur dje në Vushtrri.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se aksidenti kishte ndodhur rreth orës 18:10, ndërsa në aksident ishin të përfshirë një kamion dhe një veturë, transmeton Koha.net.

“Ka ndodhur një aksident trafiku mes një kamioni dhe një veture, me ç’rast lëndime trupore kanë pësuar ngasësi dhe katër pasagjerë të veturës. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, thuhet në komunikatë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme