Dy të plagosur pas një zënke në Prizren, tre dërgohen në mbajtje Foto: Koha / Ilustrim

Dy të plagosur pas një zënke në Prizren, tre dërgohen në mbajtje

24 tetor 2017 10:24

Dy persona janë plagosur me armë zjarri pas një zënke në një lokal në Prizren, në të cilin ishin të përfshirë katër persona, tre burra e një grua, transmeton Koha.net.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17:20.

“Pas një zënke në një lokal në të cilin janë përfshirë katër të dyshuar, tre burra dhe një grua, shqiptarë. Njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri, ku si pasojë e të shtënave lëndime trupore kanë pësuar dy të dyshuar, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor”, thotë PK.

Policia më tutje thotë se tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me dy fishekë. Me vendim të prokurorit tre të dyshuar janë dërguar në mbajtje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme