Aktakuzë për dhënie dhe marrje të ryshfetit për patentë shoferi Foto: Ilustrim

Aktakuzë për dhënie dhe marrje të ryshfetit për patentë shoferi

24 tetor 2017 10:08

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të akuzuarve H.A. dhe B.S., për shkak të veprave penale, “marrja e ryshfetit” nga neni 428 paragrafi 1, të KP-së dhe veprën penale “dhënia e ryshfetit” nga neni 429 paragrafi 1, të KP-së.

Sipas aktakuzës, H.A. më 29.09.2017, në cilësinë e personit zyrtar - instruktor dhe pronar i një auto shkolle me seli në Prizren - në mënyrë të drejtpërdrejtë pranon përfitim për vete që të mos veproj në pajtim me detyrën e tij zyrtare, ashtu që nga kandidati B.S. pranon treqind (300) euro, për të mundësuar dhënien e testit teorik për patentë shoferi.

“H.A. me këto veprime ka kryer veprën penale “marrja e ryshfetit”, nga neni 428 paragrafi 1, të KP-së. Ndërkaq, i akuzuari i dytë B.S., gjatë muajit gusht të vitit 2017, në mënyrë të drejtpërdrejtë jep shumën prej 300 eurove personit zyrtar H.A., instruktor dhe pronar i autoshkollës me seli në Prizren, me qëllim të dhënies të testit teorik në Departamentin e patentë shoferëve”, thotë Prokuroria Themelore e Prizrenit në njoftimin për media.

B.S. me këto veprime ka kryer veprën penale “dhënia e ryshfetit” nga neni 429 paragrafi 1, të KP-së.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme