Drogë nëpër shkolla, 23 të arrestuar për një javë

Drogë nëpër shkolla, 23 të arrestuar për një javë

23 tetor 2017 15:32

Policia e Kosovës në funksion të zbatimit të Urdhrit Operativ “Stop drogave në shkolla”, gjatë periudhës kohore nga 16.10.2017 deri 22.10.2017 ka realizuar aktivitetet e saja policore si ne fushën e parandalimit po ashtu edhe në fushën operacionale.

Sikurse edhe javën e kaluar, në fushën e parandalimit janë realizuar vizita dhe kontakte me personelin e shkollës, në bashkëpunim me institucionet tjera relevante, janë mbajtur ligjërata, janë shpërndarë fletushka dhe janë angazhuar zyrtarë policor për patrullime rreth shkollave, njofton komunikata nga Policia, transmeton Koha.net.

Në fushën operacionale janë kontrolluar persona të cilët kanë frekuentuar në zonën e sigurisë 300 m rreth shkollave, po ashtu janë kontrolluar vetura, lokale dhe vende tjera të dyshuara.

Sipas planit për realizimin e aktiviteteve janë angazhuar zyrtarë policor nga, Drejtoritë Rajonale të Policisë, Stacionet Policore, Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Preventivë, Drejtoria për Inteligjencë dhe Analizë dhe Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë.

* Për periudhën raportuese janë realizuar:

195 vizita dhe kontakte me personelin e shkollave,

418 patrullime rreth shkollave,

498 persona të kontrolluar,

220 vetura të kontrolluara,

8 lokale të kontrolluara,

10 ligjërata në shkolla,

450 pjesëmarrës, nxënës,

500 fletushka,

* Si rezultat i angazhimit të shtuar janë:

-iniciuar 20 raste

-arrestuar 23 persona

Gjithsej janë konfiskuar:

Marihuanë 831.2 gr ( 17.52 gr afër shkollave, 813.68 gr në realizim të planit)

Kokainë 1,2 gr

Euro 799,60

Bazuar në të dhënat statistikore dhe aktivitetet në teren vërehet se numri më i madh i rasteve është iniciuar në perimetrin e sigurisë prej 300 m rreth shkollave si në parqe, rrugë e hapësira të tjera.

Prej 20 rasteve:

6 raste brenda oborreve,

4 raste afër oborreve të shkollave,

10 ne perimetrin prej 300m

Prej numrit të përgjithshëm të arrestuarve (23):

- 12 persona shpërndarës të drogës,

- 11 konsumues.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën kundër veprave kriminale duke përfshirë edhe të luftës ndaj trafikimit me narkotik.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

agjenti24/10/2017 11:00

te banesat e bardha ne mes objektit 8 dhe 6 cdo dite ne cdo kohe ne turne behet shitblerja dhe konsumimi. Rasi tri here i raportuar ne polici dhe asgje. distanca nga femijet 3-5 m.

Shto koment

Të ngjashme