Arrestohet 22 vjeçari me 44 900 euro pasuri

Arrestohet 22 vjeçari me 44 900 euro pasuri

23 tetor 2017 13:46

Në kuadër të Plan Operacionit ”Vjeshtë 2017”, vijojnë sekuestrimet e aseteve të përfituara në mënyrë të paligjshme. Policia e Vlorës njofton se, gjatë një operacioni u sekuestrua vlera monetare prej 44.900Euro dhe 9900 USD dhe u arrestua një 22-vjeçar.

Sipas njoftimit policor, “në kuadër të Plan Operacionit ”Vjeshtë 2017”, lidhur me sekuestrimin e aseteve të cilat rezultojnë të përfituara në mënyrë të paligjshme. Policia Vlorë ka bërë të mundur sekuestrimin e disa vlerave monetare. Konkretisht, janë sekuestruar 44.900 Euro dhe 9900 USD, në posedim të shtetasit L.M., 22 vjeç, banues në Vlorë, shuma monetare të cilat dyshohen të jenë përfituar në mënyrë të kundërligjshme.

Materialet janë referuar në Prokurori për veprën penale ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 të Kodit Penal”, thuhet në njoftim.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme