Kryeprokurori Syla: Dyshohet se në autobusin e ndaluar në Jarinjë ka eksploziv Foto: Ilustrim

Kryeprokurori Syla: Dyshohet se në autobusin e ndaluar në Jarinjë ka eksploziv

22 tetor 2017 14:16

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Shyqri Syla, ka konfirmuar për Arta TV se në autobusin e ndaluar në Jarinjë po dyshohet se ka eksploziv.

Syla ka thënë se në këtë autobus, i cili ishte nisur nga Kragujevci i mbushur përplot me qytetarë serbë që ishin nisur për në Kosovë për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 223 tetorit, dyshohet se ka eksploziv dhe një bombë.

Ai ka konfirmuar po ashtu se është arrestuar shoferi i autobusit dhe një person tjetër.

Syla ka shtuar se njësitet e deminimit janë duke shkuar në vend të ngjarjes, dhe më pas do të dihet saktësisht se me çka kemi të bëjmë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme