Pako e dyshimtë në autobusin me serbë të ndaluar në Jarinjë

Pako e dyshimtë në autobusin me serbë të ndaluar në Jarinjë

22 tetor 2017 13:50

Një autobus i nisur nga Kragujevci me qytetarë serbë të cilët ishin nisur për në Kosovë për të votuar në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, është ndaluar në pikën kufitare në Jarinjë.

Ndonëse Kosovapressi raportoi se në autobusin në fjalë janë gjetur bomba dhe armatim tjetër, të njëjtën nuk e thotë gazetarja e KTV-së që gjendet në vend të ngjarjes.

Ajo ka thënë se autobusi në fjalë është duke u kontrolluar nga Policia pasi që është gjetur një pako e dyshimtë, mirëpo nuk ka mundur të specifikojë nëse në atë pako ka armatim, gjegjësisht bomba.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme