E bëri për spital të dashurën, përfundon në arrest

E bëri për spital të dashurën, përfundon në arrest

16 shkurt 2017 13:07

Një mashkull, shqiptar i Kosovës, ka përfunduar në arrest, pasi dy ditë më parë e bëri për spital të dashurën e tij. Ngjarja, sipas raportit të sotshëm të Policisë së Kosovës, ka ndodhur në lagjen Ulpiana të Prishtinës në orën 20:00, transmeton koha.net.

Viktima femër, K-shqiptare, ka raportuar se i dyshuari mashkull, K-shqiptar, me të cilin ka qenë në lidhje dashurie, ka përdorur forcën fizike duke i shkaktuar asaj lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme