Konfiskim armësh në Pejë Foto: Koha / ilustrim

Konfiskim armësh në Pejë

20 tetor 2017 10:51

Në rrugën “Zhuj Selmani”, në Pejë, dje është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar.

Tek ai, gjatë bastisjes së shtëpisë së tij, është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gjashtë fishekë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, transmeton Koha.net.

Po dje, në fshatin Lutogllavë të Pejës është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi tek i njëjti, njofton Policia e Kosovës, është gjetur dhe konfiskuar një AK/47 me 5 fishekë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme