Në orët e vona të mbrëmjes, një patrullë policore rrugën “Mehmet Hasi” në Prizren, ka vërejtur tri automjete tek të cilat gepekët ishin të hapur dhe kjo ka nxitur kureshtjen për një kontroll të tyre.
Gjatë kontrollit është konstatuar se tre të dyshuarit me një “Mercedes benz”; një “Ford Fiesta” dhe një Golf IV kishin vjedhur pajisje elektronike dhe gjëra ushqimore nga depoja e Qendrës Tregtare “ELKOS” dhe se të dyshuarit janë punëtorë të “ELKOS-it”, njofton Policia e Kosovës, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjësendet e vjedhura dhe automjetet janë sekuestruar në cilësi të provës materiale, ndërsa të dyshuarit, me vendim të prokurorit të shtetit ndalën nën masën e arrestit policor.