Gjendet armatim në një shtëpi në Graçanicë Foto: Ilustrim

Gjendet armatim në një shtëpi në Graçanicë

19 tetor 2017 13:16

Policia e Kosovës ka konfiskuar 224 fishekë dhe gjashtë karikatorë të kallashnikovit në një shtëpi në Gushtericë të Poshtme në Graçanicë.

PK-ja njofton se në shtëpinë e të dyshuarit serb janë gjetur fishekët e kalibrit 7.62 milimetra.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme