Kapet njeriu i Ndrangetës, drogë e armë nga Kavaja

Kapet njeriu i Ndrangetës, drogë e armë nga Kavaja

19 tetor 2017 12:45

Policia e Shtetit arrestoi Tafil Vokrrin, të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga prokuroria italiane, që e cilësonte një kriminel brutal, që mbyste refugjatët në det.

56-vjeçari nga Qerreti i Kavajes kërkohej nga drejtësia italiane që prej vitit 2005 kur një gjykatë në Katanxaro i dha masën arrest me burg nën akuza për "Pjesëmarrje në organizatë kriminale", "Trafik lëndësh narkotike dhe armëve të zjarri".

Specialistët e Interpol Tirana po vijojnë punën për ekstradimin e tij drejt Italisë. Vokrri ishte arrestuar edhe më 2005-ën në një superaksion të policisë në Shqipëri dhe Itali, ku morën pjesë 200 forca policore dhe u ndaluan edhe 7 persona të tjerë të cilësuar nga Antimafia e vendit fqinjë si mafiozë brutalë apo trafikantë me moral të ulët. Rrjeti trafikonte armë dhe drogë me gomone që niseshin nga Kavaja dhe Vlora dhe në Itali bashkëpunonte me organizatën mafioze, Ndrangeta.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme