Kallëzim penal ndaj Tomë Gashit për dhunë familjare

Kallëzim penal ndaj Tomë Gashit për dhunë familjare

18 tetor 2017 20:45

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka, ka konfirmuar se është ngritur kallëzim penal ndaj Tomë Gashit për dyshimet se e ka rrahur bashkëshorten e tij.

“Po, është ngritur kallëzim penal për rastin në fjalë. Rasti është regjistruar”, ka thënë ai për Koha.net.

Më 28 shtator ishte raportuar në Policinë e Kosovës për dhunë familjare. Atë kohë, avokati i njohur ishte intervistuar nga policia, por ishte lëshuar me procedurë të rregullt.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme