Në Vraniq sekuestrohen dy pistoleta

Në Vraniq sekuestrohen dy pistoleta

16 shkurt 2017 12:42

Pas pranimit të një informate inteligjente se dy qytetarë nga Vraniqi i Suharekës posedojnë armë ilegale, hetuesit policorë kanë kryer veprime të nevojshme operative-hetimore dhe me urdhër të gjykatës kompetente, sot, rreth orës 07:30 minuta i kanë bastisur dy shtëpi.

Në të dy shtëpitë e kontrolluara janë gjetur nga një pistoletë: njëra Ekol Tuna e kalibrit 8mm dhe tjetra model dhe prodhim i panjohur i kalibrit 7.62mm. dhe disa fishekë, transmeton koha.net.

Të dyshuarit janë intervistuar në polici dhe më pas janë liruar ndërsa provat materiale dhe shkresat e lëndës do t’i kalojnë prokurorisë së shtetit për procedura të më tejme.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme