Enver Hasani shpallet fajtor, dënohet me 1 vjet burgim me kusht

Enver Hasani shpallet fajtor, dënohet me 1 vjet burgim me kusht

18 tetor 2017 13:27

Në aferën e përkthimit të librave për nevoja të UP-së, Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani me 1 vjet burgim me kusht, si dhe Albert Rakipi e Haki Veliu me nga 6 muaj burgim efektiv.

Prokurorja e Prokurorisë Speciale, Drita Hajdari, në seancën e mëhershme, pati thënë se ka disa elemente karakteristike për krimin e ‘jakës së bardhë’, raporton Koha.net.

Sipas Hajdarit, njëri prej të akuzuarve, në këtë rast ish-shefi i zyrës së Prokurimit në Universitetin e Prishtinës, Hakif Veliu, duhej të sakrifikohej, për të shpëtuar të tjerët.

Kjo ka qenë pjesë e fjalës përfundimtare të prokurores Hajdari, në rastin kundër Enver Hasanit, Hakif Veliut e Albert Rakipit, ku pati kërkuar dënimin e tyre për veprën penale “mashtrim në detyrë”.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese dhe ish-rektor i UP-së, Enver Hasani, ish-shefi i prokurimit në UP, Hakif Veliu e drejtuesi i Institutit për Studime Ndërkombëtare, akuzohen nga Prokuroria speciale për ‘mashtrim në detyrë’.

Kjo vepër, varësisht nga lartësia e përfitimit të personit zyrtar, është e dënueshme me gjobë dhe me nga 6 muaj deri në 12 vjet burgim.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

ylber18/10/2017 16:40

A ska shtet se nkonop pa te drejt ankese

alban18/10/2017 14:49

Kadale tash! A don me than kjo qe me i vjedh 500.000 euro denohesh 1 vjet burgim me kusht?!

Shto koment

Të ngjashme