Kronikë

Dy persona rrahin një tjetër në oborr të shkollës

Raportohet se dy persona kanë rrahur një tjetër me shkop të drurit në oborrin e një shkolle në Podujevë, transmeton Koha.net.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 15:50. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.

“ Viktima, burrë shqiptar, ka raportuar se në oborrin e shkollës është sulmuar me shkop druri nga dy persona të panjohur. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thotë PK.

Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.