VV: Sulmohen me gurë, vezë e shishe Ismajl Kurteshi dhe Ruzhdi Jashari Foto: Ilustrim

VV: Sulmohen me gurë, vezë e shishe Ismajl Kurteshi dhe Ruzhdi Jashari

16 tetor 2017 22:09

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një komunikate për media, ka thënë se “sonte, rreth orës 20.00, persona të panjohur kanë sulmuar me gurë, vezë dhe shishe deputetin e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Drejtuesin e Shtabit Qendror të Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshin, kandidatin për kryetar të Shtimes, Ruzhdi Jashari dhe disa aktivistë dhe simpatizues”.

“Ata u sulmuan pas përfundimit të tubimit të Lëvizjes vetëvendosje në fshatin Caralevë të Komunën e Shtimes, që qëllon të jetë dhe fshati i kryetarit aktual të Komunës së Shtimes”, thotë VV në këtë reagim.

Sipas VV-së, aktivisti Arbër Krasniqi ka marrë lëndime nga sulmi që është kryer para pranisë së zyrtarëve të policisë, “jo më larg se 5 metra prej tyre”.

Lëvizja Vetëvendosje ka ftuar organet ligjzbatuese që të ndërmarrin urgjentisht veprime për zbulimin dhe dënimin e sulmuesve.

“Këto sulme që shpërfaqin panikun e pushtetit lidhur me fuqizimin e Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Shtimes dhe kudo në Republikën e Kosovës nuk do të mund ta ndalin vullnetin popullor për ndryshimin e madh politik, të filluar më 11 qershor dhe që do të masivizohet edhe më shumë në rezultatin e zgjedhjeve të 22 tetorit”, përfundon VV reagimin e saj.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme