Kronikë

Policia njofton për rezultatet e aksionit “Stop drogave në shkolla”

Descriptive Text

Policia e Kosovës në zbatim të Urdhrit Operativ “Stop drogave në shkolla” në periudhën kohore prej 09.10.2017 deri 15.10.2017 ka realizuar aktivitetet e saja policore si ne fushën e parandalimit po ashtu edhe në fushën operacionale.

Në njoftimin për media thuhet se në fushën e parandalimit janë realizuar vizita dhe kontakte me personelin e shkollës, në bashkëpunim me Qendrën e Mjekësisë familjare janë mbajtur ligjërata, janë shpërndarë fletushka dhe janë angazhuar zyrtarë policor për patrullime rreth shkollave.

Ndërsa, në fushën operative janë kontrolluar persona të cilët kanë frekuentuar në zonën e sigurisë 300 m rreth shkollave, po ashtu janë kontrolluar vetura, lokale dhe vende tjera të dyshuara.

Për realizimin e aktiviteteve janë angazhuar zyrtarë policor nga, Drejtoritë Rajonale të Policisë, Stacionet Policore, Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Preventivë, Drejtoria për Inteligjencë dhe Analizë dhe Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë.

Për periudhën raportuese janë realizuar: 232 vizita dhe kontakte me personelin e shkollave; 501 patrullime rreth shkollave; 791 persona të kontrolluar; 318 vetura të kontrolluara; 31 lokale të kontrolluara; 7 ligjërata në shkolla; 595 pjesëmarrës; 1070 fletushka.

Si rezultat i angazhimit të shtuar janë: iniciuar 27 raste; arrestuar 34 persona. Gjithsejtë janë konfiskuar: Mariuhanë 1 kg e 1794.68 g ( 13.41 g afër shkollave, 1 kg e 781.27 g në realizim të planit); Veturë 1, Shufer metalike 1.

Bazuar në të dhënat statistikore dhe aktivitetet në terren vërehet se numri më i madh i rasteve është iniciuar në perimetrin e sigurisë prej 300 m rreth shkollave si në parqe, rrugë e hapësira të tjera.

Prej 27 rasteve: 3 raste brenda oborreve; 3 raste afër oborreve të shkollave; 21 ne perimetrin prej 300 m. Prej numrit të përgjithshëm të arrestuarve: 10 persona shpërndarës të drogës dhe 24 konsumues.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën kundër veprave kriminale duke përfshirë edhe të luftës ndaj trafikimit me narkotik.