Refuzohen ankesat e prokurorisë në rastin e tre të pandehurve

Refuzohen ankesat e prokurorisë në rastin e tre të pandehurve

16 tetor 2017 15:41

Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e prokurorisë kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 31.07.2017, me anë të te cilit, është hedhur aktakuza dhe pushuar procedura penale kundër të pandehurve D.J.,N.S. dhe M.P., mjafton kumtesa nga Apeli, transmeton Koha.net.

Këta të fundit akuzoheshin nga ana e Prokurorisë Speciale për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Aktakuza ishte ngritur me 15.03.2017.

Gjykata e Apelit vlerëson se duke pasur parasysh provat në bazë të te cilave është ngritur aktakuza në këtë çështje penale, gjykata e shkallës së parë ka vepruar drejtë, kur e ka hedhur atë, konform nenit 250 e 253 të Kodit të Procedurës Penale, sepse në veprimet e pandehurve nuk konsumohen elementet e veprës penale për të cilën ata akuzohen.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme