Kronikë

Merret vendimi për sulmuesin e Kajtazit

30 ditë paraburgim i janë caktuar Fitim Thaqit, sulmuesit të gazetarit, Vehbi Kajtazi nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Gjyqtarja Naime Krasniqi ka vendosur për masën e kërkuar nga prokurorja e rastit, Merita Lumezi, raporton KTV.

Thaqi është dorëzuar mbrëmë në polici në praninë e avokatit të tij Gazmend Halilaj.