Kronikë

Vidhen mbi 3700 euro në një restorant në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se dje rreth orës 04:15 ka ndodhur një vjedhje në një restorant në Fushë Kosovë, transmeton Koha.net.

Në komunikatë thuhet se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar brenda restorantit prej nga kanë vjedhur arkën me një shumë parash prej 3750 euro.

“Ankuesi, shqiptar, ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar brenda restorantit dhe nga aty kanë vjedhur arkën me një shumë parash rreth 3750 euro”, thotë PK.

Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa Policia thotë se rasti është duke u hetuar.