Policia identifikon sulmuesin e Kajtazit, kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e tij

Policia identifikon sulmuesin e Kajtazit, kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e tij

14 tetor 2017 20:03

Referuar rastit të djeshëm, Policia e Kosovës pas zgjerimit të rrethit të hetimit ka identifikuar personin e dyshuar Fitim Thaqi, 30 vjeç, shtetas kosovar, si të dyshuarin kryesor në rastin e sulmit ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi.

“Përkundër ftesave që policia i ka dërguar, i njëjti nuk është paraqitur në polici në përpjekje për t' iu shmangur arrestit policor”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Koha.net.

Tutje thuhet se “Ne po kërkojmë përkrahjen e qytetarëve për lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit, andaj të gjithë ata që kanë informacion lidhur me të dyshuarin dhe vendndodhjen e tij i lusim që informacionet e tilla t'ia kalojnë policisë ashtu që të mundësohet kapja e tij. Për çdo informacion na kontaktoni ne nr 192”.

Image

 

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme